Gutenberg

Përshkrim

“Gutenberg” është emër kod për një lloj krejt të ri krijimi me WordPress-in, që synon të revolucionarizojë tërë punën e botimit po aq sas Johannes Gutenberg bëri për shtypjen e fjalëve. Projekti ndjek një proces me katër faza që do të prekë pjesë kryesore të WordPress-it — Përpunim, Përshtatje, Bashkëpunim dhe Shumëgjuhësh.

Në vijim të sjelljes për herë të parë të përpunimit të blloqeve të postimit më dhjetor 2018, Gutenberg-u më pas solli përpunimin e plotë të sajtit (PPS) më 2021, i cili u hodh në qarkullim me WordPress 5.9 në fillimet e 2022-shit.

Me Se Merret Gutenberg-u?

Gutenberg është “përpunuesi me blloqe” i WordPress-it dhe sjell një trajtim modular në ndryshimin e krejt sajtit tuaj. Përpunoni blloqe individualë lënde në postime ose faqe. Shtoni dhe sistemoni widget-e. Madje hartojeni sajtin tuaj me krye, fundfaqe dhe lëvizje me mbulim për përpunim të plotë të sajtit.

Çdo pjesë e lëndës te përpunuesi, nga një paragraf e deri te një galeri figurash apo titull, është blloku përkatës i vetes. Dhe mu si blloqet fizike, blloqet WordPress mund të shtohen, sistemohen dhe risistemohen, duke u lejuar përdoruesve të krijojnë lëndë të pasur me media dhe skema sajti në një mënyrë pamore intuitive — dhe pa marifete të tilla si kode të shkurtër apo kod vetjak HTML apo PHP.

Punojmë gjithnjë fort për të përmirësuar punimin, duke krijuar më tepër blloqe dhe blloqe më të mirë dhe duke hapur rrugën për faza të ardhshme të punës. Çdo hedhje në qarkullim e WordPress-it përmban veçori të qëndrueshme prej shtojcës Gutenberg, ndaj s’ju duhet të instaloni shtojcën për të përfituar nga puna e bërë këtu.

Early Access

Jeni adoptues i hershëm, teknikisht i aftë, që ju pëlqen testimi i veçorive të fjalës së fundit dhe eksperimentale dhe s’keni frikë të futni duart në veçori që janë ende duke u zhvilluar? Në qoftë kështu, kjo shtojcë beta ju jep veçoritë më të reja të Gutenberg-ut për blloqe dhe përpunim të plotë të sajtit, si dhe një paraparje se ç’pritet të vijë.

Duhen Kontribues

Për të guximshmit dhe të aftët teknikisht, shtojca Gutenberg ju jep grupin më të ri dhe më të mirë të veçorive, që të bëheni pjesë e jona në testimin dhe zhvillimin e veçorive të fjalës së fundit, të merreni me blloqet dhe ndoshta të frymëzoheni për të dhënë ndihmesë ose të krijoni blloqet tuaj.

Zbuloni Më Tepër

  • Dokumentim Përdoruesi: Për dokumentim të hollësishëm mbi përdorimin e përpunuesit si një autor që krijon postime, faqe, etj, shqyrtoni dokumentimin e Përpunuesit WordPress.

  • Dokumentim për Zhvilluesit: Se si ta zgjeroni përpunuesin, eksploroni Dokumentim për Zhvilluesit për përkujdesore, dokumentim dhe referenca API-sh të thelluara.

  • Kontribues: Gutenberg-u është një projekt me burim të hapur dhe mirëpret krejt kontribuesit, nga programuesit e deri te ata që merren me dizajn, nga shkrimi i dokumentimit deri te vënia në provë. Për krejt hollësitë se si mund të ndihmoni, shihni Librin e Kontributorit.

Qendra e zhvillimit të projektit Gutenberg mund të gjendet te https://github.com/wordpress/gutenberg. Diskutimet për projektin bëhen te Make Core Blog dhe te kanali #core-editor channel në Slack, përfshi mbledhjet javore. Nëse s’keni llogari Slack, mund të hapni një të tillë këtu.

PBR

Si mund të dërgoj përshtypje ose të marr ndihmë lidhur me një të metë?

Vendi më i mirë për të njoftuar të meta, për sugjerime veçorish, ose çfarëdo mendimi tjetër, është te faqja e çështjeve për Gutenberg-un, në GitHub. Para se të parashtroni një çështje të re, ju lutemi, kërkoni te çështjet ekzistuese, për të parë se mos dikush tjetër ka njoftuar të njëjtën gjë.

Teksa përpiqemi të shqyrtojmë problemet e raportuara këtu, te forumi i shtojcës, do të merrni përgjigje më të shpejtë (dhe do të ulni përsëdytje të përpjekjeve) duke e mbajtur dhënien e ideve të përqendruar në GitHub.

Ku mund të njoftoj të meta sigurie?

Ekipi i Gutenberg-ut dhe bashkësia WordPress i merr seriozisht të metat e sigurisë. I çmojmë përpjekjet tuaja për të dhënë në mënyrë diskrete ç’keni gjetur dhe do të bëjnë çdo përpjekje për të njohur kontributet tuaja.

Që të njoftoni një problem sigurie, ju lutemi, vizitoni programin WordPress HackerOne.

A më duhet ta përdor shtojcën Gutenberg për të mundur të përdor këto veçori?

Jo doemos. Çdo version i WordPress-it pas 5.0 ka përfshirë veçori nga shtojca Gutenberg, të cilat të gjitha tok njihen si Përpunuesi WordPress. Ka gjasa të jeni duke përfituar tashmë nga veçori të versionit të qëndrueshëm!

Por nëse doni veçori beta të fjalës së fundit, përfshi gjëra më eksperimentale, do t’ju duhet të përdorni shtojcën. Mund të read more here ndihmoni të vendoset nëse shtojca bën apo jo për ju.

Ku mund të shoh se cilët versione të shtojcës Gutenberg janë përfshirë në secilën hedhje në qarkullim të WordPress-it?

Për një tabelë që tregon se cili version i shtojcës Gutenberg është përfshirë në secilën hedhje në qarkullim të WordPress-it, shihni dokumentin Versionet në WordPress.

Po më tej për projektin?

Katër fazat e projektit janë Përpunim, Përshtatje, Bashkëpunim dhe Shumëgjuhësh. Më tepër rreth projektit dhe fazave mund të dëgjoni nga Mati, në fjalët e tij “State of the Word” në 2021, 2020, 2019 dhe 2018. Veç kësaj, mund të ndiqni shënime dyjavore për hedhjet në qarkullim dhe përditësime mujore mbi planet e projektit te blogu Make WordPress Core për informacion më të përditësuar rreth se ç’është duke u bërë.

Ku mund të lexoj më tepër mbi Gutenberg-un?

Shqyrtime

19 Shtator, 2024
Instead of WordPress becoming a modern cms, integrating the best community plugins, modernizing the database, and fatcilitating headless solutions, we got this: ‘\n<div class=”wp-block-columns has-3-columns”>\n\n\n\n</div>\n’,
11 Shtator, 2024 2 përgjigje
Why this Fail of a plugin, is still forced upon everyone with a fresh WordPress instance, is beyond reason.This plugin was terrible when it showed up after it was patched, and it is still terrible today. It should be dead and buried.Disable Gutenberg plugin will, however, probably still be standing as a monument to this joke.
11 Gusht, 2024
I have changed my initial knee-jerk reaction from negative to positive about Gutenberg…
10 Gusht, 2024 1 përgjigje
Very disappointed that this plug-in didn’t come with a warning.
5 Gusht, 2024 4 përgjigje
They don’t even try to create html/css. Instead of using classes and clean style/semantic differentiation, they put lots of html-comment-crap inside your code. Instead of a simple ‹hr/› you get: <!– wp:separator –> <hr class=”wp-block-separator has-alpha-channel-opacity”/> <!– /wp:separator –> They don’t use data-attributes, they don’t use custom-elements for things that you can’t do in vanilla html5, they give you tons of comment-spam for even the simplest paragraphs. This bad review is not about the idea behind it, it is abut the absolute worst and buggy implementation possible.A good editor should strive to output pure html, relying on inline-styles only if absolutely necessary and *never* *ever* rely on comments. Those are purely for developers clarifying things or commenting out sections temporarily.This. Is. Absolute. Crap.
Lexojini krejt 3 796 shqyrtimet

Kontribues & Zhvillues

“Gutenberg” është software me burim të hapur. Në këtë shtojcë kanë dhënë ndihmesë personat vijues.

Kontribues

“Gutenberg” është përkthyer në 55 gjuhë. Faleminderit përkthyesve për ndihmesën e tyre.

Përkthejeni “Gutenberg” në gjuhën tuaj.

Ju intereson zhvillimi?

Shfletoni kodin, shkarkoni depon SVN, ose pajtohuni përmes RSS-je te regjistri i zhvillimeve.

Regjistër ndryshimesh

Që të lexoni regjistrin e ndryshimeve për hedhjen më të re në qarkullim të Gutenberg-ut, ju lutemi, kaloni te faqja e hedhjeve në qarkullim.